Llogjike apo mister? Gabon matematika?

Tre shoke te lodhur nga rruga e gjate vendosin te kalojne naten ne nje hotel afer rruges. Pronari i hotelit i fton te hyjne brenda. Ai u merr nga 100$ secilit per naten qe do te kalonin ne ate hotel aq lluksoz. Me vone ai pendohet qe iu mori aq shume dhe i thote recepsionistit t'u jepte 50 dollare te treve. Rrecepsionisti nuk dinte te bente mirre llogari dhe mendoi t'u jepte 30 dollare, pra nga 10$ per person, kurse 20 dollaret ti mbante vete. Pra ata paguan nga 90$ per person.

Sa leke paguan tre shoket?

Bejme nje llogaritje te thjeshte

90$ x 3 = 270$

270$ + 20$ = 290$     (20$ jane ato qe mbajti recepsionisti)

Ku shkuan 10$?